Andrés Roca Rey, 26 vjeç, i quajtur si “Messi i toreadorëve”, është plagosur rëndë pasi është shtypur nga një dem 467 kilogramë në Santiago, Spanjë.
Peruani u sulmua nga demi i quajtur Viruta, i cili e tërhoqi zvarrë në dërrasat rreth stadiumit, ndërsa më pas e fluturoi në ajër. 26-vjeçari pësoi lëndime të shumta në trup dhe u dërgua me urgjencë në spital, nga ku mësohet se ndodhet në gjendje të qëndrueshme.
Andrés Roca Rey luftonte me demat prej 8 vitesh dhe kjo ishte ngjarja më e rëndë që i ka ndodhur atij në karrierë. (A2 Televizion)