Max Verstappen ka regjistruar kohën më të shpejtë edhe në Çmimin e Madh të Belgjikës, por në "pole position" do të niset Charles Leclerc.
Piloti i Red Bullit ka regjistruar kohën më të shpejtë në Spa Francorchamps, por për shkak të dënimit për vendosjen e një kutie të re marshesh, do të niset nga vendi i gjashtë.
Sprinti do të zhvillohet të shtunën, në orën 16:30, ndërkohë që të dielën do të zhvillohet gara, duke nisur nga ora 15:00. (A2 Televizion)