Këtë të shtunë në Pogradec do të mbahet edicioni i dytë i “Maraton ENKELANA”, maratona ndërkombëtare e vrapit e cila tashmë është e certifikuar për Pogradecin. Sipas Dashamir Çalit, organizator i këtij eventi, janë mbi 35 vende pjesëmarrëse nga gjithë bota dhe mbi 700 pjesëmarrës. Maratona do jetë e ndare në dy disiplina në 21 km nga Lini në Pogradec dhe 10 Km nga Pogradeci në Tushemisht.
Ndërkohë që si pasojë e kësaj gare, qyteti dhe aksi nacional do jenë të bllokuara për gati 1 orë e 30 minuta.
Për Klevis Canën Drejtorin e Sporteve në Pogradec, ky eveniment sportiv është mjaft i rëndësishëm për promovimim e Pogradecit, ashtu edhe për të promovuar jetën e shëndetshme.
Risia e këtij edicioni është se do të zhvillohet dhe maratona e bebeve nga 4-15 muajsh, që do të mbahet për herë të parë në Shqipëri. (A2 Televizion)