Sondazh: Cilat janë faktorët më të rëndësishëm për zhvillimin e një fëmije?
  • Edukimi shkollor 13%
  • Kujdesi familjar 83%
  • Ndikimi i shoqërisë 5%

"Dashuria nga familja dhe miqtë, ilaçi më i mirë”, Madonna ndihet me fat që është gjallë pas shtrimit në spital

Nga A2 CNN
31 Korrik 2023, 08:44 | Showbiz

Madonna ka falënderuar familjen dhe miqtë e saj për mbështetjen e tyre pasi u shtrua në spital me një infeksion të rëndë bakterial, muajin e kaluar.

Këngëtarja 64-vjeçare ndau një përditësim në rrjetet sociale duke thënë se ishte me fat që ishte gjallë pas kohës së saj në kujdesin intensiv (ICU).

"Dashuria nga familja dhe miqtë është ilaçi më i mirë. Një muaj jashtë spitalit dhe mund të reflektoj. Si nënë, ju mund të kapeni vërtet nga nevojat e fëmijëve tuaj, por kur ndihesha keq, fëmijët e mi ishin aty për mua. Pashë një anë të tyre që nuk e kisha parë kurrë më parë", tha ylli i popit në Instagram të dielën.

Madonna vazhdoi të falënderojë miqtë e saj për "dashurinë dhe mbështetjen" e tyre në postimin, ku shfaqet një foto e saj duke përqafuar djalin e saj David dhe një tjetër duke pozuar pranë vajzës së saj Lourdes.

Ajo do të fillonte një turne botëror shtatëmujor në javët e ardhshme, por i duhej ta shtynte atë.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Erion Dushi