“Rajoni” në Athinë, Mitsotakis nuk fton Ramën, nuk shkon as Begaj

Nga A2 CNN
18 Gusht 2023, 13:15 | Politikë
“Rajoni” në Athinë, Mitsotakis nuk fton Ramën, nuk

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis thërret në një takim informal në datën 21 gusht liderët e Ballkanit Perëndimor, por ftesa për Shqipërinë nuk i ka shkuar kryeministrit Edi Rama.

Lajmi bëhet i ditur nga mediat greke të cilat citojnë burime qeveritare që pohojnë zhvillimin e këtij eventi në 20-vjetorin e samitit të Selenikut kur dhe u bë zgjerimi më i madh i BE-së dhe nisi rruga e zgjerimit me Ballkanin.

Zyrtarisht pala greke i ka përcjellë ftesë presidentit Bajram Begaj për të përfaqësuar Shqipërinë. Por në Athinë nuk do të shkojë as presidenti ynë i Republikës. Darka greke vjen përpara takimit të radhës te vendeve të Ballkanit Perëndimor me vendet e BE-së në kuadër të procesit të Berlinit, takim i cili do të mbahet në muajin tetor në Tiranë.

Por marrëdhënia Shqipëri-Greqi duket të ketë hyrë në epokën e akullnajave dhe shkak për këtë duket të jetë Alfred Bejleri, kryebashkiaku i Himarës i zgjedhur nga qelia. Arrestimi dhe moslejimi i betimit të tij ka bërë që grekët të çojnë zemërimin deri në Bruksel. Por nëse pala shqiptare nuk do të ketë përfaqësues, diçka tjetër do të ndodh me vendet e rajonit, e më konkretisht ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Ftesa i është përcjellë Albin Kurtit dhe Aleksandër Vuçiçit ku sipas mediave greke kanë konfirmuar pjesëmarrjen. 

https://a2news.com/2023/07/11/samiti-i-nato-s-rama-takohet-me-mitsotakis/

A2 CNN Livestream

Ditari nga Erion Dushi