Sondazh: Si e shikoni politikën shqiptare prej vitit 1990-të?
  • Të pëmirësuar 5%
  • Më keq 58%
  • E njëjta 38%

Tirana Open 2023, mbyllje spektakolare e edicionit të parë të beach volley

Nga A2 CNN
28 Gusht 2023, 17:07 | Sporte të tjera
Tirana Open 2023, mbyllje spektakolare e edicionit të parë të

Edicioni i parë i beach volley, Tirana Open 2023 u mbyll mes spektaklit, fishekzjarrëve dhe festës. Eventi që tërhoqi vëmendjen në kryeqytet u mbyll në mënyrën më të bukur të mundshme, duke shpallur edhe kampionët.

Kampionë për meshkuj u shpallën Ermal Maliqi dhe Erjon Bajrami nga Kosova, të cilët janë aktualisht edhe nënkampionë të Ballkanit në volejbollin në rërë.

Ata mposhtën në finale kapitenin e Kombëtares së volejbollit, Gazmend Husaj dhe vëllanë tij, Dardanin. Podiumi fantastik u plotësua me vendin e tretë nga Krist Martiro dhe Zheni Muça.

Çmimi i parë për vajza u fitua nga dyshja Adelajda Prenga dhe Xhudiena Kurti. Edhe kjo garë ishte tejet spektakolare dhe tërhoqi vëmendjen e publikut, me podiumin që u plotësua nga Valmira Ramadani dhe Loresa Avdyli në vendin e dytë dhe Jola Gjermeni e Vasilika Gjini në vendin e tretë.

Pas suksesit në edicionin e parë të Tirana Open në beach volley, premtimi është që ky aktivitet do të shndërrohet në traditë dhe do të jetë gjithëpërfshirës për të apasionuarit pas sportit të volejbollit.

Debat - nga Alba Alishani