Sondazh: Si e shikoni politikën shqiptare prej vitit 1990-të?
  • Të pëmirësuar 5%
  • Më keq 58%
  • E njëjta 38%

Vdes tragjikisht ylli kanadez i patinazhit artistik

Nga A2 CNN
28 Gusht 2023, 16:52 | Sporte të tjera
Vdes tragjikisht ylli kanadez i patinazhit artistik

Patinatorja kanadeze, Alexandra Paul ka ndërruar jetë në mënyrë tragjike në moshën 31 vjeçare, në një aksident me makinë.

Paul u godit nga një kamion, i cili u përplas me disa makina të parkuara, në një prej të cilave ndodhej dhe patinatorja së bashku me të bijën, e cila fatmirësisht shpëtoi pa plagë të rënda.

Për këtë ngjarje reagoi dhe Federata e Patinazhit Kanadez e cila tha se Alexandra ishte një yll i ndritshëm që la shenja domethënëse në këtë sport.

Gjatë karrierës së saj, Alexandra Paul fitoi disa çmime të rëndësishme. Së bashku me bashkëshortin e saj, Mitchell Islam ajo i solli Kanadasë dhe medalje ndërkombëtare në këtë sport.

Debat - nga Alba Alishani