Sondazh: Si e shikoni politikën shqiptare prej vitit 1990-të?
  • Të pëmirësuar 5%
  • Më keq 58%
  • E njëjta 38%

Botërori i basketbollit, Italia përmbys Serbinë në fund

Nga A2 CNN
1 Shtator 2023, 12:52 | Sporte të tjera
Botërori i basketbollit, Italia përmbys Serbinë në fund

Fitore spektakolare për Italinë në Kupën e Botës në basketboll. 

Të kaltrit mundën Serbinë me rezultatin e ngushtë 78-76. Një sfidë e luftuar dhe me ritëm të lartë. Serbët ishin në avantazh deri në periodën e tretë, por italianët nuk u dorëzuan dhe përmbysën rezultatin në fund.

Më i miri i parketit, Simone Fontecchio, që realizoi 30 pikë. Një sukses i rëndësishëm për axurrët që mbeten plotësisht në garë për kualifikim në çerekfinale.

Nga ana tjetër, serbët ndalen pas 3 fitoreve radhazi, megjithatë mbeten një nga pretendentët kryesorë për fitimin e trofeut.

Debat - nga Alba Alishani