Astrit Patozi emërohet administrator i A2 CNN

Nga A2 CNN
5 Shtator 2023, 15:38 | Aktualitet
Astrit Patozi emërohet administrator i A2 CNN

Astrit Patozi do të jetë administratori i ri i televizionit A2CNN. Bordi drejtues i kompanisë Gener 2 ka vendosur të emërojë Astrit Patozin, një figurë të njohur në fushën e gazetarisë së shkruar dhe me përvojë të pasur në politikë, si drejtues të A2, partnerit ekskluziv të CNN në Shqipëri.

Ky emërim vjen me qëllimin për të zgjeruar rrjetin e transmetimit të A2 CNN, si dhe për të fuqizuar pozicionin e televizionit A2 në tregun mediatik shqiptar. Patozi, i cili ka shërbyer si kryeredaktor i Gazetës Albania dhe Gazetës RD, rikthehet në media me një rol ekzekutiv pas një periudhe të gjatë të angazhimit në politikë.

Astrit Patozi do të zëvendësojë Andri Kasnecin, i cili ka kontribuar ndjeshëm në zhvillimin e A2 CNN që nga themelimi i tij.

A2 CNN është një televizion që ka arritur të bëjë një impakt të madh në tregun e televizioneve informative në Shqipëri. Së fundmi, A2 CNN ka marrë licencën për transmetim në Kosovë dhe vazhdon të jetë partneri ekskluziv i CNN për Shqipërinë, Kosovën dhe Maqedoninë.

Do të informohesh i pari?
Shkarko aplikacionin tonë:
Android ~ iOS

A2 CNN Livestream

Debat nga Alba Alishani