Mungoi në dy ndeshjet e para, Odise Roshi i befasuar: Ka ndryshuar gjithçka, 100% në Kampionatin Europian

Nga A2 CNN
6 Shtator 2023, 09:33 | Futboll
Mungoi në dy ndeshjet e para, Odise Roshi i befasuar: Ka ndryshuar

Odise Roshi është rikthyer sërish me Kombëtaren shqiptare pas mungesës në ndeshjet e para Eliminatore të Kampionatit Europian. Para sfidës ndaj Çekisë dhe Polonisë, Roshi është shprehur tejet i befasuar me ndryshimin e madh që kanë pësuar kuqezinjtë.

Ai shprehet i bindur se grupi do ta çojë Shqipërinë sërish në Botëror.

“Si gjithmonë kthimi në Kombëtare është krenari. Ashtu siç jam ndjerë kur kam qenë 19 vjeç edhe sot është shumë kënaqësi. Kombëtaren e kam gjetur me shumë ndryshime, si nga trajneri, stafi, fusha e stërvitjes, hoteli që po qëndrojmë në Tiranë. Çdo gjë është ok, jemi takuar sot me çunat dhe i shikoj shumë të karikuar. Jam shumë i bindur në vetvete se ky grup shkon pothuajse 100% në Kampionatin Europian. I garantoj të gjithë që do japim maksimumin. Nga ndjesia ime jam shumë i bindur që do shkojmë në kampionatin Europina 2024”, deklaroi ai.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Erion Dushi