“Ndjesi fenomenale, nëna ishte më e lumtura”, flasin dy prurjet e reja të Sylvinhos në kombëtare

Nga A2 CNN
6 Shtator 2023, 09:34 | Futboll
“Ndjesi fenomenale, nëna ishte më e lumtura”, flasin dy

Arbnor Muja dhe Mirlind Daku, dy prurjet e reja të Sylvinhos, janë përshtatur shpejt me pjesën tjetër të ekipit përfaqësues.

Dy sulmuesit kuqezi, në pritje të debutimit të tyre, nuk i fshehën emocionet dhe krenarinë që do të përfaqësojnë Shqipërinë.

Muja theksoi se është një ndjesi fenomenale, ndërsa personi që u gëzua më shumë për këtë ftesë ishte nëna e tij.

Edhe Mirlind Daku u shpreh i lumtur që ndodhen në këtë grumbullim dhe se gjithçka ka shkuar perfekte deri më tani. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos