Janë publikuar formacionet zyrtare të sfidës së rëndësishme që Shqipëria luan sot ndaj Republikës Çeke, në Pragë.
Trajneri Sylvinho ka vendosur të aktivizojë nga minuta e parë Taulant Seferin në krahun e majtë të sulmit, duke ulur në stol Myrto Uzunin.
Ndërkohë, një fanellë titullari i është besuar edhe Mario Mitajt, teksa në stol është ulur Ivan Balliu.
Shqipëria ka gjashtë pikë në Grupin E, një më pak se çekët kryesues, duke e bërë këtë ndeshje një finale të vërtetë për kuqezinjtë. (A2 Televizion)