Sondazh: Si e shikoni politikën shqiptare prej vitit 1990-të?
  • Të pëmirësuar 5%
  • Më keq 58%
  • E njëjta 38%

“Jam me fat që jam gjallë”, kampioni i MotoGP reagon pas aksidentit të frikshëm

Nga A2 CNN
7 Shtator 2023, 18:39 | Sporte të tjera
“Jam me fat që jam gjallë”, kampioni i MotoGP reagon pas

Francesco Bagnaia ka marrë dritën jeshile nga mjekët për të garuar në Çmimin e Madh të Italisë, disa ditë pas aksidentit të tmerrshëm që pësoi në Katalunjë, ku rrezikoi seriozisht jetën.

“Jam i lumtur që jam këtu. Isha me fat. Kam një hematomë të madhe në gjurin e djathtë, e lëviz me vështirësi këmbën”, tha kampioni në fuqi i MotoGP.

Piloti italian i Ducati kujtoi edhe momentin e rrëzimit të tij në mes të pistës, si dhe kur motori i Binder i kaloi sipër këmbës: “Më është dukur rrëzimi më i gjatë në jetë. Kur Binder më kaloi sipër këmbës me motor, shpresoja vetëm që mos të më godiste dikush tjetër”.

Debat - nga Alba Alishani