Këmbët magjike të Nedim Bajramit prodhuan një nga ato perlat që do të mbahen mend gjatë, ndërsa pika në Pragë mund të rezultojë decizive për rrugëtimin drejt Gjermanisë, në verën e ardhme.
Ishte një ndeshje nga më të mirat për kuqezinjtë, veçanërisht në pjesën e parë, që me pak guxim, mund të merrte tjetër rrjedhë. Me fillimin e së dytës lëshuam pak në mesfushë dhe kundërshtari guxoi në disa aksione, që u finalizuan dhe me gol.
Bajrami e nxori skuadrën nga situata, por duhej më shumë përpjekje për ta presuar lart kundërshtarin. Shqipëria vjen nga Praga me moral të lartë dhe çdo rezultat pozitiv me Poloninë, do të jetë me peshë për kualifikimin. (A2 Televizion)