Dy boksierë, të cilët do të përballen në ring më 28 tetor në Arabinë Saudite, janë përleshur dhunshëm, gjatë prezantimit të ndeshjes së tyre.
Fabio Wardley-David Adeleye do të luftojnë ndaj njëri-tjetrit në natën e madhe kur në ring do të ngjitet edhe kampioni Tyson Fury kundër Ngannou.
Fabio Wardley ishte duke dhënë një intervistë kur pranë tij u afrua boksieri tjetër David Adeleye, mjaftuan vetëm pak sekonda dhe boksierët u përplasën me njëri-tjetrin. Wardley përfundoi i shtrirë në tokë pasi mori një grusht në fytyrë. Ai pësoi një çarje nga xhamat e syzeve, por fatmirësisht pa pasojë të rënda.
Tashmë, veç ndeshjes kryesore Fury-Ngannou, nata e 28 tetorit premton për një përballje të madhe edhe mes Fabio Wardley dhe David Adeleye. (A2 Televizion)