Fitorja 2-0 ndaj Polonisë, flasin protagonistët, Daku, Asani dhe Asllani

Nga A2 CNN
10 Shtator 2023, 21:30 | Futboll
Fitorja 2-0 ndaj Polonisë, flasin protagonistët, Daku, Asani dhe

Pas fitores 2-0 ndaj Polonisë, kanë folur për mediat disa nga protagonistët e kësaj ndeshjeje, Jasir Asani, Kristjan Asllani dhe Mirlind Daku, të cilët janë shprehur tepër të lumtur e të emocionuar.

Jasir Asani

Jasir Asani, i cili shënoi supergolin e parë ndaj Polonisë, foli për mediat dhe tha se Shqipëria e meritoi fitoren.

“Me rëndësi është fitorja, sepse me të vërtetë e merituam fitoren. Doja një herë kros me dhënë, por fusha shumë e keqe më mirë me godit. Ishalla gjithë shqiptarët anembanë botës janë gëzuar. Kam pasur bisedime me FSHF edhe më përpara, por s’ka qenë momenti. Unë dua ta falënderoj Sylvinho. Unë e falënderoj nga zemra sepse ka bërë një kombëtare shumë mirë dhe duhet të vazhdojmë kështu sepse kemi dhe 3 ndeshje akoma. Unë e kam shënuar golin por merita është Sylvinho, dhe e kolektivit, merita e parë është e stafit”.

Pas përfundimit të pjesës së parë, kamerat fiksuan Jasir Asanin dhe portierin çek. Por çfarë biseduan, na e zbulon Jasir Asani.

“Më tha që goditja ishte fenomenale, s’e prisja që do godisje në atë pozicion. Unë i thashë që e pashë që lëvize 1 sekondë para”, tregoi Asani.

Mirlind Daku

Ndërkohë, protagonisti tjetër i kësaj ndeshjeje, Mirlind Daku, falënderoi gjithë drejtuesit e federatës dhe trajnerin Silvinjo, të cilët i dhanë mundësinë atij të jetë pjesë e kombëtares.

Në krah të presidentit të FSHF-së, Armand Duka, autori i golit të dytë ndaj Polonisë tha se kjo ishte një fitore për të gjithë shqiptarët, kudo që ndodhen, në Shqipëri dhe në Kosovë, për të qenë gjithmonë të bashkuar si një komb.

Kristjan Asllani

Mesfushori i kuqezinjve, Kristjan Asllani, ka folur pas fitores së Shqipërisë ndaj Polonisë, me rezultat 2-0, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian.

Asllani bëri të ditur se edhe trajneri ka pasur një dorë të madhe.

“E dinim se ishte një ndeshje kryesore, e dinim se Polonia do të sulmonte, ata pikërisht janë mbrojtur, e kemi gjetur supergolin e Asanit. E dinim që kanë individ të fortë, kemi një mur dhe rezultati ishte me ne. Me këtë trajnerin jemi bërë gjithë bashkë rrimë bashkë edhe jashtë fushe Silvinjo ka qenë shumë i mirë për këtë gjë”, tha Asllani.

A2 CNN Livestream

A2 Sport