Sondazh: Si e shikoni politikën shqiptare prej vitit 1990-të?
  • Të pëmirësuar 5%
  • Më keq 58%
  • E njëjta 38%

Fitorja ndaj Polonisë, Sylvinho “në qiell të shtatë”: I dedikohet gjithë shqiptarëve!

Nga A2 CNN
10 Shtator 2023, 21:46 | Futboll
Fitorja ndaj Polonisë, Sylvinho “në qiell të

Ndërkohë, pas fitores 2-0 ndaj Polonisë ka folur për mediat edhe vetë trajneri i kuqezinjve, Sylvinho, i cili ka falënderuar të gjithë, ndërsa fitoren e sotme ia dedikoi gjithë popullit shqiptar dhe tifozëve që ishin të pranishëm në stadium.

Sipas Sylvinhos, paraqitja ka qenë tepër e mirë dhe se rezultatet e deritanishme janë mëse të merituara, edhe pse përballë kanë pasur lojtarë të tillë si ata të përfaqësueses së Polonisë.

“Pikë së pari dua të falënderoj të gjithë, sepse kjo e sotmja ishte një fitore e gjithë popullit shqiptar, dhe e gjithë atyre tifozëve që ishin sot në stadium. Ne kemi bërë një paraqitje shumë të mirë deri më tani, mendoj që kemi merituar rezultatet e arritura. Ata janë një skuadër shumë e fortë, me lojtarë cilësorë dhe sigurisht që nuk ishte aspak e lehtë.”

Debat - nga Alba Alishani