Sondazh: Si e shikoni politikën shqiptare prej vitit 1990-të?
  • Të pëmirësuar 5%
  • Më keq 58%
  • E njëjta 38%

Ndizet atmosfera në Tiranë disa ora para ndeshjes ndaj Polonisë

Nga A2 CNN
10 Shtator 2023, 13:16 | Futboll
Ndizet atmosfera në Tiranë disa ora para ndeshjes ndaj Polonisë

Kur duhen më shumë se 5 orë nga nisja e ndeshjes tejet të rëndësishme për eliminatoret Euro 2024, Shqipëri-Poloni, me qindra apo mijëra tifozë nga të gjitha trojet shqiptare kanë arritur tashmë në Tiranë.

Në disa nga lokalet apo pikat ku janë vendosur tifozët e ardhur nga rrethet atmosfera është ndezur tashmë me këngët e tyre karakteristike.

Hyrja më e madhe e tifozëve kuqezi ka qenë në pikën e kalimit kufitar të Morinës, me mbështetësit nga Kosova që nisën rrugëtimin e tyre në numër mjaft të lart. Të gjitha biletat në Arenën Kombëtare janë shitur dhe në stadium do të jenë 20 mijë tifozë në mbështetje të skuadrës kuqezi.

Debat - nga Alba Alishani