Durrësi vuajti mungesën e këtyre 2 profesioneve gjatë sezonit turistik
Operatori turistik Blerim Norja, në “A2 Business” me Aurora Sulçen vuri në pah se përgjatë sezonit turistik, në qytetin e Durrësit ka pasur një mungesë të theksuar të stafit të kuzhinës dhe sanitare, ndërsa shton se në shërbim nuk ka qenë i njëjti problem.
“Burimet njerëzore kanë qenë një problem, sepse në momentin e sezonit ka pasur mungesa të theksuara, staf kuzhine dhe sanitare, ndërsa për pjesën e shërbimit ka qenë më e lehtë”, tha Norja.
Ai ka sqaruar dhe se si funksionon rekrutimi i stafit, ku mungojnë profesionistët. Në këto kushte, vetë biznesi e nis këtë proces në fillimin e vitit me trajnimin e personelit në mënyrë që të jenë gati për sezonin turistik.
“Ne fillojmë rekrutimin e në fillim të vitit, që piketojmë të rinj që duan të punojmë dhe i trajnojmë dhe bëjnë praktikë në fundjava, dhe kur fillon sezoni jemi të kompletuar”, përfundoi Blerim Norja në A2 CNN.