Operatori turistik: Shqipëria s’duhet të promovohet vetëm si vend i lirë, por ka edhe luks

Publikuar më: 13/9/2023, ora 22:53

Operatori turistik: Shqipëria s’duhet të promovohet vetëm si vend i lirë, por ka edhe luks

Publikuar më: 13/9/2023, ora 22:53

Luixhino Isufaj, operator turistik në një lidhje Skype për emisionin “A2 Business” me Aurora Sulçen e ka përkufizuar turizmin në Shqipëri përgjatë këtij sezoni, jo si turizëm elitar, por turizëm mase. Për rrjedhojë, ai tha se marketingu që i është bërë vendin si “Maldivet e Europës, por më e lirë”, nuk ka qenë një strategji e duhur.

“Më shumë kanë qenë në mase sesa konsumator, duhet të marketojmë jo vetëm të lirë, por edhe luks”, tha Luixhino Isufaj, operator turistik për A2 CNN.

Ai u ndal edhe te mungesa e krahut të punës.

“I kemi përballuar duke u shtuar oraret punëtorëve dhe duke punuar që të gjithë në maksimum, por është e pa arritshme”, përfundoi Isufaj në “A2 Business”.