Paga mesatare në vend është rritur me rreth 10 mijë lekë në harkun e një viti. Të dhënat nga Instituti i Statistikave tregojnë se nga 60 mijë 666 lekë në harkun prill-qershor të 2022-shit, paga mesatare në tremujorin e dytë të këtij viti ishte 70 mijë e 905 lekë. Zgjerimi përllogaritet në nivelin 16.9 për qind. (A2 Televizion)