Rreth 40 mijë gra sipërmarrëse, burokracitë dhe financimi i kufizuar i pengojnë në biznes

Publikuar më: 14/9/2023, ora 16:40

Rreth 40 mijë gra sipërmarrëse, burokracitë dhe financimi i kufizuar i pengojnë në biznes

Publikuar më: 14/9/2023, ora 16:40

“Vetëm se isha një e re grua në tregun e biznesit më mohohej ndihma financiare me justifikim se nuk di”

Greta Nela është njëra nga rreth 39 mijë gratë që sot kanë në dorë “timonin” e një biznesi. Pavarësisht përmirësimit të klimës së të bërit biznes nga gratë, ky treg ka ende shumë vështirësi, sidomos për të rejat në fillimet e tyre.

Burokracitë në vend sipas Nelajt, shpesh pengojnë iniciativat e grave në rrugën drejt biznesit.

Numri i bizneseve të drejtuara nga gratë ka pësuar luhatje në 5 vitet e fundit. Nga mbi 41 mijë sipërmarrje të drejtuara nga ato në 2018-n, shifrat ranë ndjeshëm në 2021 por përsëri ky treg po shkon drejt rritjes. Përballë tendencës pozitive, anëtarja e Dhomës së Biznesit për Diasporën, Silva Mecaj tregon se gratë po hasin si vështirësi  e dhe mungesën e teknologjisë dhe inovacionit.

Sipas INSTAT, 31,2% e ndërmarrjeve drejtohen nga gratë.  Raporti i Bankës Botërore në për Gratë, Biznesin dhe Ligjin 2023 e rendit Shqipërinë në vendin e 38 në listën me 190 shtete. Prindërimi dhe pensionet janë disa nga sfidat që gratë sipërmarrëse hasin.