“Kriza e çmimeve vijon”, Banka Qendrore Europiane çon në nivele rekord normat e interesit

Nga A2 CNN
15 Shtator 2023, 09:47 | Ekonomi
“Kriza e çmimeve vijon”, Banka Qendrore Europiane çon

Banka Qendrore Europiane ka rritur sërish normën bazë të interesit, duke e çuar atë në nivelin rekord prej 4 për qind. Vendimmarrja e institucionit më të lartë financiar të “unionit” vjen pasi inflacioni në gusht prishi ecurinë 3-mujore rënëse, duke mbetur në nivelin 5.3 për qind, aq sa ishte edhe në korrik.

Banka Qendrore Europiane vlerëson se me gjithë rënien e lehtë, inflacioni vijon të mbetet i lartë ndërsa kriza e çmimeve pritet të vijojë.

Nga rritja e normës së interesit në Europë preken edhe shqiptarët, veçanërisht ata që kanë një kredi në valutë.

A2 CNN Livestream

A2 Sport