Ndryshimi i taksës së pronës, Sahitaj: Pronat që përjashtohen, ato shtetërore, fetare dhe resortet

Publikuar më: 15/9/2023, ora 22:25

Ndryshimi i taksës së pronës, Sahitaj: Pronat që përjashtohen, ato shtetërore, fetare dhe resortet

Publikuar më: 15/9/2023, ora 22:25

Duke folur në “A2 Business” nga Aurora Sulçe, Drejtori i Përgjithshëm i Taksës për Pasuritë e Patundshme në Ministrinë e Financave, Lavdrim Sahitaj foli në lidhje me ndryshimet për ligjin për taksën e pasurisë.

Sipas Sahitajt, sa i përket ndryshimeve që pritet të sjellë ligji i ri, një nga kryesoret është kalimi i pasurisë mbi bazë të vlerës së tregut, kjo për të qenë sa më objektiv, transparent dhe më korrekt me taksapaguesit.

“Një nga ndryshimet kryesore është kalimi i pasurisë mbi bazë të vlerës së tregut, kjo për të qenë sa më objektiv, transparent dhe më korrekt me taksapaguesit.

Ligji i ri ka një sërë risish, në të cilën përjashtohen një sërë pronash, si ato shtetërore, fetare, resortet që janë “brand-name”.

Nga ana tjetër është edhe një kategori tjetër që përjashtohet nga taksa e pasurisë, është në diskutim e sipër, e cila është grupi i pensionistëve që janë të vetëm në certifikatën familjare, grupi i familjeve me ndihmë ekonomike dhe invalidët.

Po mendohet që të ketë një skemë subvencionimi për këto shtresa, për ta pasur më të lehtë. Ne e kemi ende në diskutim.”, shprehet ndër të tjera z. Sahitaj për A2 CNN.

Drejtori i Përgjithshëm i Taksës për Pasuritë e Patundshme në Ministrinë e Financave, Lavdrim Sahitaj