Kapërcimi i mesit të shtatorit këtë vit nuk pritet të shënojë “pikën e kthesës” në drejtim të forcimit të euros. Teksa vlerësojnë se forcimi i zakonshëm i valutës europiane pas sezonit veror është prishur tashmë, ekspertë të ekonomisë parashikojnë një rrite anemike të euros përballë lekut deri në fund të nëntorit. (A2 Televizion)