Nuk kishte dyshime! Goli i Jasir Asanit në ndeshjen përballë Polonisë, është zgjedhur nga UEFA si goli më i bukur i raundit të gjashtë të EURO 2024. Goditja e tij në minutën e 37 të takimit, që i dha Shqipërisë avantazhin, është votuar si goli më i bukur i kësaj faze eliminatore. Kjo nuk është hera e parë që një gol i kombëtares shqiptare votohet si më të bukurit. Fillimisht ishte po Asani që me perlën e tij kundër Moldavisë mori çmimin, ndërsa në listë u shtua edhe Kristjan Asllani qe realizoi një supergol ne fitoren 3-1 ndaj Ishujve Faroe. (A2 Televizion)