
Ferrari ka marrë fitoren e parë të këtij viti, falë një gare fantastike nga Carlos Sainz në Çmimin e Madh të Singaporit.
Piloti spanjoll u nis i pari dhe e ruajti këtë pozicion deri në fund, duke i dhënë fund në këtë mënyrë serisë së fitoreve radhazi të Red Bullit, që në këtë garë u shfaq shumë dobët që nga provat e lira të së premtes e deri të dielën.
Podiumin e garës e plotësuan britanikët Lando Norris ( McLaren) dhe Lewis Hamilton (Mercedes).
Kjo ishte fitorja e dytë në karrierë për Carlos Sainz, pas asaj të vitit të kaluar në Silverstone, sërish me Ferrari.