Roma shkatërron Empolin, shënon edhe Lukaku

Publikuar më: 17/9/2023, ora 23:04
dybala roma 1080x720

Roma shkatërron Empolin, shënon edhe Lukaku

Publikuar më: 17/9/2023, ora 23:04

Roma shkatërroi 7-0 Empolin në “Olimpico”, në një ndeshje ku gjithçka shkoi në favor të saj.

Kjo ishte fitorja e parë e verdhekuqve në këtë sezon të Serisë A dhe më e thella me Jose Mourinho në drejtim.

Që në minutën e parë, Roma fitoi penallti dhe Dybala e ktheu në gol.

Në minutën e tetë, Renato Sanches dyfishoi rezultatin. Autogoli i Grassit i çoi shifrat në 3-0, ndërkohë që në pjesën e dytë shënuan edhe Dybala (55’), Cristante (80’), Lukaku (82’) dhe Mancini (86’).

Pas 4 ndeshjesh, Roma ka 4 pikë, duke u renditur në vendin e 12 të Serisë A.