Sondazh: Si e gjykoni vendimin, që të përjashtohen policët që kanë përdorur “Sky” apo “Enchrochat”?
  • Të panevojshëm 16%
  • Të drejtë 25%
  • Të vonuar 59%

Shqipëri-Republikë Çeke, FSHF del me sqarim në lidhje me biletat

Nga A2 CNN
17 Shtator 2023, 14:46 | Futboll
Shqipëri-Republikë Çeke, FSHF del me sqarim në lidhje me

Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) ka sqaruar atë që ka ndodhur me shitjen “online” të biletave për ndeshjen e shumëpritur Shqipëri-Republikë Çeke, që do të zhvillohet më 12 tetor në stadiumin “Air Albania”, në orën 20.45.

Sipas FSHF-së, “për arsye të mbingarkesës e rradhës së madhe të aplikantëve sistemi ka pasur disa herë rënie, të cilat janë stabilizuar dhe shitja ka filluar në orën 21.15”.

Gjithashtu, Federata saktëson se individët që kanë bërë pagesën dhe nuk kanë arritur të marrin biletën, kanë marrë mbrapsht paratë e tyre: “Rastet e individëve që kanë bërë pagesa dhe nuk kanë arritur të marrin biletën nga portali biletarisë janë zgjidhur të gjitha me sistemin bankar që ka kthyer mbrapsh të gjithë pagesat e kryera”. “Këtë sezon kualifikues për shitjen e biletave, Federata Shqiptare e Futbollit ka vendosur në dispozicion të publikut portalin ebileta.al. Kjo me të vetmin qëllim që sportëdashësit që duan të ndjekin ndeshjet e ekipit Kombëtar në shtëpi apo në transfertë, ta kenë sa më të lehtë e komode rezervimin dhe blerjen e tyre. Për këtë ndeshje kemi vepruar dhe ndjekur të njëjtat procedura dhe rregulla si në ndeshjet me Moldavinë dhe Poloninë ku secili aplikant mund të blejë jo më shumë se 4 bileta. FSHF ka njoftuar fillimin e procesit ditën e premte, datë 15 shtator. Por për arsye të mbingarkesës e rradhës së madhe të aplikantëve sistemi ka pasur disa herë rënie, të cilat janë stabilizuar dhe shitja ka filluar në orën 21.15 siç është njoftuar në kanalet tona zyrtare të komunikimit. Në portalin e biletarisë dhe në faqen zyrtare të Federatës kanë qënë mbi 300 mijë persona ne pritje në orët para dhe gjatë shitjes së biletave. Biletat e nxjerra në shitje në një kohë rekord janë mbaruar. Në të njëjtën kohë dëshirojmë të saktësojmë se biletat e kërkuara nga tifozeritë e organizuara që mbështesin ekipin kombëtar në ndeshjet brenda dhe jashtë vendit janë të rezervuara dhe i shpërndahen tifogrupeve të cilët bëjnë shpërndarjet për anëtarët e tyre. Rastet e individëve që kanë bërë pagesa dhe nuk kanë arritur të marrin biletën nga portali biletarisë janë zgjidhur të gjitha me sistemin bankar që ka kthyer mbrapsh të gjithë pagesat e kryera. Falenderojmë të gjithë tifozët për interesimin dhe kërkojmë e dëshirojmë të mirëkuptohemi nga ta për mosplotësimin e të gjithë kërkesave të tyre. Çdo stadium i ndërtuar do të ishte i pamjaftueshëm për të përmbushur kërkesat për këtë ndeshje”, lexohet në sqarimin e FSHF-së.

Ditari A2 CNN