Chelsea nuk ka shkuar dot më shumë se një barazim pa gola në transfertë, ndaj Bournemouth, duke mos dale dot nga kriza në këtë fillim kampionati.
“Blutë” e Londrës kontrolluan ndeshjen, por nuk ia dolën që të gjenin rrugën e rrjetës.
Me këtë barazim, Chelsea “dergjet” në vendin e 14 të Premier League, me vetëm 5 pikë në 5 javët e para të kampionatit që kryesohet nga Manchester City, me 15 pikë. (A2 Televizion)