Dështimi i dialogut me Serbinë, Kurti akuzon Lajçak: I lidhur me Vuçiç, duhet diskutuar me BE për emisarin e saj

Publikuar më: 18/9/2023, ora 11:09

Dështimi i dialogut me Serbinë, Kurti akuzon Lajçak: I lidhur me Vuçiç, duhet diskutuar me BE për emisarin e saj

Publikuar më: 18/9/2023, ora 11:09

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka dalë, këtë të hënë, në një deklaratë për mediat në lidhje me dështimin e bisedimeve, edhe pas takimit të radhës të zhvilluar në Bruksel, javën e kaluar, me Presidentin serb, Aleksandër Vuçiç.

Duke komentuar deklaratat e Miroslav Lajçak, kryeministri i Kosovës u shpreh se, emisari ka pasur një koordinim me Presidentin e Serbisë, pasi sipas tij, nuk shpjegohet ndryshe mungesa e propozimeve konkrete të Serbisë dhe nga ana tjetër shpërfillja e propozimeve të Kosovës.

Ndaj, Kurti tha se kjo është një çështje që duhet diskutuar me Bashkimin Evropian për emisarin e saj, Lajçak, për të ndrequr këtë mënyrë aspak korrekte të ndërmjetësimit të dialogut.

“Emisari special evropian ka pasur një koordinim me Presidentin e Serbisë, sepse nuk shpjegohet ndryshe fakti që fshihen mungesa e propozimeve të Aerbisë dhe nga ana tjetër shpërfillen propozimet tona.

Ne kemi besuar që kompromiset janë mes dy propozimeve, Kosovës dhe Serbisë, por po del që ka qenë një shtrembërim i propozimeve tona, sepse Serbia nuk ka pasur asnjë propozim.

Kjo duhet diskutuar me BE-në për emisarin e saj, Lajcak, kjo mënyrë aspak korrekte e ndërmjetësimit.”

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurtin