Karamelo: Beleri mbahet padrejtësisht në burg nga Rama

Publikuar më: 18/9/2023, ora 22:07
18 SHTATOR DEBAT P1 CLN frame 23390 1280x720

Karamelo: Beleri mbahet padrejtësisht në burg nga Rama

Publikuar më: 18/9/2023, ora 22:07

Ish-kreu i Omonia-s Ligoraq Karamelo ka akzuar kryeministrin Edi Rama për mbajtjen në burg të Fredi Belerit. Në një lidhje Skype me studion e Debatit në A2 CNN, ai tha se faktet e paraqitura sot në gjyq treguan që gjyqësori nuk është i pavarur nga politika.

“Hera e gjashtë që mbahet padrejtësisht në burg. Dihet që pozicionet e qarta e të prera nga njëra anë gjykata dhe nga tjetra kryeministri i Shqipërisë. Është e qartë se ajo që pamë sot është që asambleja e avokatëve të Greqisë dhe të Europës trajtuan qartësisht juridike se është shkelur e drejta e një të zgjedhuri nga populli, është shkelur e drejta e masës, e drejta e njeriut për të përfaqësuar komunitetin dhe e drejta. Me faktet që kemi parë deri më tani gjyqësori nuk është i pavarur nga politika” .

Sipas tij Beleri nuk mund të arratiset dhe të bëjë presion mbi dëshmitarët

“Nuk mundet zoti Beleri të arratiset se është i zgjedhur nuk mund të bëjë presion mbi dëshmitarët, nuk mund të kryejë vepër tjetër penale”.

Në të njëjtën linjë edhe jurstit Ledio Braho thotë se “në këtë fazë të procesit është e pamundur të dëmtojë provat në këtë fazë të procesit tani dhe nuk ka rrezikshmëri ikje përderisa është kryetar bashkie i zgjedhur. Kanë qenë kryetarë bashkish dhe janë shpallur në kërkim dhe kanë deleguar kompetencat e tyre të nënkryetarët. Mesa kuptoj unë këtë kërkon të bëjë edhe Beleri që të betohet dhe t’ia delegojë nënkryetarit. GjKKO për të disatën herë e refuzon unë nuk di arsyetimet në vendime. Beleri është zgjedhur nga qytetarët e Himarës prezumimi i pafajësisë është i rëndësishëm. Pjesa tjetër delikate është pjesa politike”.

Braho shpjegoi se çfarë thotë ligji për çështjen e lejes

“Leja është kërkuar disa herë. Çështja e lejes në rastin e paraburgosurit leja kërkohet në drejtorinë e burgut dhe merret pëlqimi i prokurorit. Ligji është specifik, i lidh arsyet me arsye shëndetësore, apo me çështje si martesa e lindje dhe pavarësisht se ka raste të veçanta ato janë të specifikuara dhe nuk dilet te betimi. Për mua është një rast që duhet respektuar që duhet aplikuar”.