Kërkesat e opozitës për zgjedhje të reja, reagon Kurti: Do të zhduket

Nga A2 CNN
18 Shtator 2023, 10:21 | Kosova
Kërkesat e opozitës për zgjedhje të reja, reagon Kurti: Do

Gjatë konferencë së fundit për shtyp, Albin Kurti reagoi dhe në lidhje me kërkesën e shtuar të partive opozitare për zgjedhje të reja.

Sipas Kurtit, nëse do të mbahen zgjedhje të reja në vend, opozita do të zhduket.

“Kam dëgjuar kohëve të fundit se opozita po kërkon dorëheqjen time. Herë po e kërkon shkarkimin tim e herë zgjedhje të reja. Zgjedhjet e parakohshme nuk i konvenojnë qeverisë e as opozitës. Opozitës s’i konvenojnë sepse i humb. E qeverisë nuk i konvenojnë zgjedhjet sepse zhduket opozita. Unë jam i interesuar që opozitën ta mposhti në zgjedhje, por s’jam i interesuar që ta zhduk”, tha Kurti.

Do të informohesh i pari?
Shkarko aplikacionin tonë:
Android ~ iOS

A2 CNN Livestream

Ditari nga Erion Dushi