Mbetet në burg Fredi Beleri, gjykata nuk ndryshon qëndrim për herë të 6

Publikuar më: 18/9/2023, ora 10:23
beleri 2 1128x720

Mbetet në burg Fredi Beleri, gjykata nuk ndryshon qëndrim për herë të 6

Publikuar më: 18/9/2023, ora 10:23

Gjykata e Posaçme e Apelit ka lënë në qeli Fredi Belerin, i akuzuar për shitblerje votash.

Në këtë mënyrë, vendimi i sotëm i gjykatës rrëzon për herë të gjashtë kërkesën e Fredi Belerit për ndryshimin e masës së sigurisë.

Seanca e sotme u ndoq nga ambasadorja greke Kostandina Kamitsi dhe kreu i PBDNJ, Vangjel Dule.

Një ditë më parë, ishte dhe vetë kryeministri grek, Mitsotakis ai që kërkoi lirimin e Belerit, duke thënë se kjo çështje po hedh hije në marrëdhëniet mes dy vendeve.

Më 14 shtator, Gjykata e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, vendosi të kalojë për gjykim çështjen e Belerit, i arrestuar me akuzën e Korrupsionit aktiv në zgjedhje.

Beleri u arrestua dy ditë përpara zgjedhjeve vendore të 14 majit. Sipas prokurorisë, ai ka ofruar para në këmbim të votave në favor të tij.