Me duar të lidhura, tifozi hedh në tokë fansin rival me një goditje me kokë
Tifozët e skuadrës së futbollit amerikan, Cincinnati Bengals, kaluan një të diel të keqe, veçanërisht për dy prej tyre. Një tifoz i arrestuar i Bengals u provokua nga një tjetër tifoz dhe nuk u mendua dy herë, por i dha një goditje të fuqishme me kokë duke e hedhur në tokë. Oficerët e policisë reaguan, por nuk mundën ta ndalonin atë të jepte një goditje të ngjashme me atë të Zinedine Zidane ndaj Materazzi-t në vitin 2006 në ndeshjen Francë-Itali.