Meta: Rama po rihap lojrat e fatit për interesat e tij

Publikuar më: 18/9/2023, ora 23:05
meta 1280x720

Meta: Rama po rihap lojrat e fatit për interesat e tij

Publikuar më: 18/9/2023, ora 23:05

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka akuzuar qeverinë për rritjen e pandalshme të çmimeve dhe vendosjen e taksave të reja ndaj qytetarëve shqiptarë.

Gjatë një daljeje për median, Meta tha se edhe rihapja e lojrave të fatit nga Edi Rama bëhet për interesat e tij të ngushta dhe në dëm të shoqërisë shqiptare.

“Jemi dëshmitarë se si harami po kthehet në hallall, për të na treguar se marrëzia dhe dyfytyrësia e Rilindjes nuk kanë kufi kur bëhet fjalë për lekë, për të futur duart në xhepat e shqiptarëve në çdo mënyrë, edhe të pamoralshme. Është thënë se “marrëzisë i erdhi fundi”, që “qarkullonin 700 milionë euro që financonin llumin”, ndërsa tani po i rihap që t’i kontrollojë vetë”, tha Meta në një dalje për mediat.