Nga përkatësia fetare te vështirësia në ngjitjen e shkallëve, të gjitha pyetjet e censit 2023

Nga A2 CNN
18 Shtator 2023, 09:23 | Aktualitet
Nga përkatësia fetare te vështirësia në ngjitjen e

Ka nisur këtë të hënë procesi i regjistrimit të popullsisë dhe banesave, nën organizimin e Institutit të Statistikave të Shqipërisë. Censi do të zgjasë për 6 javë dhe do të mbyllet më 26 tetor, teksa të dhënat e para do të prezantohen në qershorin e vitit 2023.

Ndërkohë, në fotogaleri mund të shihni të gjitha pyetjet që janë pjesë e këtij censi.

Një financim 4.8 milionë euro në grante nga Bashkimi Europian, për mbarëvajtjen e këtij censi janë mobilizuar 7500 anketues që do të trokasin në ditët në vijim në banesat e çdo shqiptari për të mbledhur të dhënat e tyre.

Regjistrimi do të ofrojë të dhëna për popullsinë rezidente, mbi karakteristikat demografike, sociale, të dhëna për strehimin, shëndetësinë, punësimin e të tjera. Grumbullimi i tyre do të kryhet me pajisje elektronike. Pyetësorët janë me 8 module dhe 100 pyetje.

Në modulin për individ do të përfshihet një informacion të gjerë për statusin civil, arsimin, punësimin e të tjera. Po ashtu, do të ketë modul për shtëpitë, sektorin e bujqësisë dhe sektorë të tjerë.

Për qytetarët të cilët refuzojnë të përgjigjen apo nuk japin të dhëna të sakta, do të aplikohet një gjobë nga 50 mijë deri në 100 mijë lekë. Censi 2023 është censi i 12-të në historinë e Shqipërisë, ku i pari është zhvilluar në vitin 1923 dhe i fundit në vitin 2011. Në eventin ku u prezantua ky cenus, kryeministri Rama e cilësoi një detyrë patriotike, dhe iu bëri thirrje që të marrin pjesë në të. Një thirrje, gjatë ditëve të fundit, ka ardhur dhe nga komunitetet fetare, të cilat iu kanë kërkuar besimtarëve të tyre që të deklarojnë përkatësinë fetare kur të pyeten nga anketuesit.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Erion Dushi