Poeti laureat, juria: Kriter edhe pastërtia e figurës nga e shkuara komuniste

Publikuar më: 18/9/2023, ora 15:53

Poeti laureat, juria: Kriter edhe pastërtia e figurës nga e shkuara komuniste

Publikuar më: 18/9/2023, ora 15:53

Ka nisur si traditë në Anglinë e vitit 1668, që një nga poetët më të mirë, të ishte laureat i vargjeve poetike. Poeti që shpallej laureat, do të ishte përgjegjës për të gjetur poetë të rinj të talentuar, të përmblidhte në një antologji poezitë më të bukura të kohës apo edhe të zhvillonte takime letrare ku të interpretohej poezia.

Që nga shekulli i 17-të, shumë kultura e morën këtë traditë. E mori dhe Shqipëria, këto vitet e fundit. Ne kemi shpallur vetëm një poet laureat, Rudolf Markun, që u angazhua për një antologji.

Ndonëse krahasuar me traditat e huaja, eventet do të duhet të ishin më të shpeshta, poeti ynë laureat jetonte në Londër dhe ndërveprimi dukej i vështirë, por sipas drejtoreshës së Qendrës së Librit, largësia nuk përbën problem, ndonëse këto vite rrallë e pamë Rudolf Markun të drejtonte, organizonte mbrëmje poetike.

Këtë vit do të jenë 10 kandidatë që do të përzgjidhen në fazën e parë të konkurrimit për të qenë laureat të poezisë shqipe. Por, kushdo që mund ta fitojë këtë titull honorifik, njëkohësisht edhe përgjegjësi, këtë na i rrëfejnë anëtarët e jurisë që do ta përzgjedhin.

Ato janë bërë bashkë në qendrën e librit për të përzgjedhur më të mirët e poezisë, sigurisht sipas disa kritereve.

E megjithatë, në kushtet kur Shqipëria nuk i ka mbyllur ende disa dyer që vazhdojnë të çojnë drejt shtigjeve të errëta të komunizmit, pastërtia e figurës këtë vit do të jetë prioritet.

Brenda javës, juria do të shpallë 10 më të mirët dhe tetorin e leximeve do ta nisim me një poet laureat.