“Shqipëria Bëhet” i bashkohet skenës politike, Adriatik Lapaj prezanton lëvizjen qytetare

Nga A2 CNN
18 Shtator 2023, 18:33 | Politikë
“Shqipëria Bëhet” i bashkohet skenës politike,

Ashtu siç ishte paralajmëruar, skenës politike shqiptare i është bashkuar sot zyrtarisht lëvizja qytetare “Shqipëria Bëhet”.

Në zyrat që ndodhen në rrugën “Jeronim De Rada”, aktivisti Adriatik Lapaj ka prezantuar ekipin, programin dhe kauzat për të cilat lëvizja do të angazhohet.

Të pranishëm në çeljen e forcës më të re politike kanë qenë dhjetëra qytetarë, por edhe figura publike.

Kujtojmë se në në një intervistë për A2 CNN me gazetaren Merita Haklaj dy muaj më parë, Lapaj bëri me dije se lëvizja e tij do jetë krejtësisht ndryshe nga partitë politike që kanë dominuar skenën në 33 vite pluralizëm.

Ne na duhet që të hapim garën, që të mos jetë një muaj para zgjedhjeve se kush do jetë deputet, duhet një ligj për referendumet, një ligj që të depolizitojë administratën dhe kjo u duhet të gjithëve, në këtë kuptim, po thuhet për herë të parë”, tha Lapaj.

Do të informohesh i pari?
Shkarko aplikacionin tonë:
Android ~ iOS

A2 CNN Livestream

Ditari nga Erion Dushi