“Shqipëria vuan për të dhëna”, ekspertët: Censi do të mbush vakumin e krijuar ndër vite
“Shqipëria vuan për të dhënat, institucionet, bashkitë etj”.
Censi 2023 pritet të mbush vakumin e krijuar ndër vite përsa i përket mungesës së të dhënave në hartimin e politikave të duhura, sipas ekspertëve të politikave vendore.
Teksa për qëllim ka t’i sigurojë Parlamentit, qeverisë, autoriteteve lokale dhe shoqërisë civile një informacion të besueshëm statistikor, sipas ekspertit Agron Haxhimali, mungesa e tyre është reflektuar në mos hartimin e duhur të raporteve dhe politikave të ndryshme.
“Shqipëria vuan për të dhënat, institucionet, bashkitë”. Në përgjithësi ne kemi një vakum të madh të të dhënave. Nuk jemi atje ku duhet, si kemi të integruara si duhet. Të dhënat e ndryshme krijojnë probleme gjatë analizat qoftë në sektor privat apo publik. Duke mos patur të dhëna të besueshme, analizat dhe dokumentet do të shfaqin mangësi të mëdha.”
AGRON HAXHIMALI – Ekspert i politikave vendore
Por si do të ndihmojë databaza e krijuar nga censi?
“Ky census ndihmon për të përcaktuar dhe shpërndarë burimet ekonomike të vendit tonë. Ndihmon për të hartuar politikat në nivel lokal rajonal por dhe kombëtare. Pa të dhënat, një vend ka shume vështirësi të hartojë politika, nëse si ka atëherë politikat janë orientuar me gabime. Ky census na ndihmon të kuptojmë zhvillimet demografike tendencën, vlerën ekonomike të familjes, të zonave, fshatrave, bashkive. Duke bërë një numërim të drejtë të qytetarëve ne bëjmë edhe përllogaritjen e drejtë të qytetarëve në institucionet lokale dhe parlamentare.”
AGRON HAXHIMALI – Ekspert i politikave vendore
Me përforcimin e databazës, Shqipëria do të ketë mundësi të jetë e krahasueshme në nivel shifrash edhe me vendet e rajoni por dhe Europën sipas Haxhimalit. Me risinë e teknologjisë në këtë census, sipas ekspertit rezultatet duhet të bëhen publike sa më parë duke mos lënë kështu vend për dyshime.