Tërmet i fortë në Itali, qindra njerëz dalin në rrugë

Publikuar më: 18/9/2023, ora 07:10
035516680 93122314 57b2 4b90 96f6 7e06705bd0ee

Tërmet i fortë në Itali, qindra njerëz dalin në rrugë

Publikuar më: 18/9/2023, ora 07:10

Një lëkundje e fuqishme tërmeti është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së hënës në Itali, duke bërë që njerëzit të dalin në panik në rrugë.

Tërmeti me magnitudë 5.1 rihter kishte epiqendër zonën e Marradit në Fiorentino, teksa është ndjerë në Firence dhe në të gjithë Toskanën, ku është pasuar dhe nga disa paslëkundje më të lehta.

Fatmirësisht, nga tërmeti nuk raportohen të lënduar apo dëme, teksa autoritetet kanë dalë në rrugë për të asistuar njerëzit.