Thyhet rekordi i qepës më të madhe në botë

Publikuar më: 18/9/2023, ora 12:59
Screenshot 14 2

Thyhet rekordi i qepës më të madhe në botë

Publikuar më: 18/9/2023, ora 12:59

Një kultivues në Britaninë e Madhe ka thyer rekordin botëror, duke rritur qepën më të madhe në botë, e cila u prezantua së fundmi në konkursin e perimeve.

Sipas organizatorëve të konkursit, “National English Honor Society Giant Vegetable Competition”, qepa e rritur nga Gareth Griffin peshonte plot 8,97 kg.

Në eventin që u mbajt në Ripon të North Yorkshir u shfaqën dhe shumë perime të tjera gjigante, si lakra, panxharë, kastravecë apo kunguj.

Kultivuesi tjetër Chris Parish mori në shtëpi çmimin për kungullin e tij gjigant, që peshonte 102 kg.

Shfaqja zhvillohet dy herë në vit, në prill dhe shtator, me deri në 30.000 vizitorë që ndjekin konkursin e vjeshtës.