Tirana e vetme në krye, ndalet Partizani

Publikuar më: 18/9/2023, ora 22:24
Untitled design 8 1280x720

Tirana e vetme në krye, ndalet Partizani

Publikuar më: 18/9/2023, ora 22:24

Java e katërt e Kategorisë Superiore solli arratisjen e parë të Tiranës në garën për titullin kampion. Bardheblutë fituan 2-1 në transfertën me Kukësin, me golat e Hilës dhe Dokës, duke vazhduar marshimin.

Skuadra e Shehit përfitoi edhe nga hapi fals i Partizanit në shtëpi përballë Egnatias. Rrjeta e Bintsoukas për të kuqtë u bë e pavlefshme nga goli spaktakolar i Fernando Medeiros. Kjo bëri që skuadrat të kënaqeshin vetëm me barazim.

Në renditje, Tirana kryeson me 10 pikë, teksa Egnatia e ndjek  me 7. Partizani ka vetëm 5 pikë, por një ndeshje për të rikuperuar.