Tirana merr 3 pikët e radhës dhe ruan kryesimin

Publikuar më: 18/9/2023, ora 18:12
bandicam 2023 09 18 17 39 06 194

Tirana merr 3 pikët e radhës dhe ruan kryesimin

Publikuar më: 18/9/2023, ora 18:12

Tirana ka fituar përballë Kukësit në transfertë me rezultatin 1-2, sfidë e vlefshme për javën e katërt të Kategorisë Superiore.

Pjesa e parë nuk pati raste të rrezikshme, ndërsa në të dytën shënoi Hila, i cili ndëshkoi portierin Tafas, duke kaluar në avantazh bardheblutë.

Verilindorët kërkuan të barazonin, por në momentin më të mirë të tyre ishte Doka ai i cili shënoi dhe golin e dytë.

Në minutën e fundit të takimit ishte Mario Beshiraj i cili realizoi një supergol për vendasit, por që nuk vlejti aspak për Kukësin.

Me këtë fitore, Tirana ruan kryesimin, me 10 pikë pas 4 ndeshjeve të para.