Zelimkhan Abakarov tjetër medalje në Botëror për Shqipërinë

Nga A2 CNN
18 Shtator 2023, 19:04 | Sporte të tjera
Zelimkhan Abakarov tjetër medalje në Botëror për

Zelimkhan Abakarov vazhdon t’i dhurojë Shqipërisë medalje bote. Sportisti me origjinë nga Çeçenia, por që përfaqëson ngjyrat kuqezi, u pozicionua i treti në Botërorin e Mundjes, të zhvilluar në Serbi.

Në këtë mënyrë, 30-vjeçari fitoi medalje bronzi, pas titullit kampion bote të arritur një vit më parë. Në duelin e stilit të lirë, në peshën 57 kg, Abakarov mposhti rivalin rus Zavur Uguev, pas një beteje të fortë në parket.

Një tjetër rezultat i shkëlqyer për mundjen shqiptare, që vlen edhe për kualifikimin në Lojërat Olimpike “Paris 2024”.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu