Gara e FIA CEZ, Shqipëria synon titullin nënkampion

Publikuar më: 19/9/2023, ora 16:08

Gara e FIA CEZ, Shqipëria synon titullin nënkampion

Publikuar më: 19/9/2023, ora 16:08

Pjesëmarrja historike e Shqipërisë në Europianin e FIACEZ, garës së Federatës Ndërkombëtare të Automobilizmit për Europën Qendrore, mund të kurorëzohet me vendin e dytë. Etapa e fundit do të zhvillohet në Austri dhe piloti Gentjan Shaqiri i ka objektivat e qartë.

“Kemi objektivin të paktën të marrim një vend të shtatë, nëse rivali im direkt klasifikohet i dyti. Ose një vend të katërt nëse ai del i pari. Shpresat janë të mëdha. Është hera e parë që garoj në Austri”, tha ai.

Sigurimi i titullit nënkampion Europe do t’i lejonte Gentjan Shaqirit të rriste stekën dhe të pretendojë për më tepër.

Në disiplinën “Open Wheels”, me njëvendëshe të garave Formula, aftësitë e pilotit kërkojnë edhe një makinë konkurruese. Kjo kërkon vëmendjen dhe suportin e institucioneve për sportet motorike.

Gara e FIA CEZ në Austri do të zhvillohet në datat 23 dhe 24 shtator.