​Incidente të rënda në Milano, theret me thikë një tifoz i Newcastle

Publikuar më: 19/9/2023, ora 14:00
96121695122361

​Incidente të rënda në Milano, theret me thikë një tifoz i Newcastle

Publikuar më: 19/9/2023, ora 14:00

Një tifoz anglez i Newcastle u dërgua me urgjencë në spital mbrëmjen e së hënës pasi u godit me thikë dhe Policia italiane po heton nëse sulmi ka të bëjë me ndeshjen Milan-Newcastle United në Ligën e Kampionëve që zhvillohet sonte.

Tifozi anglez u godit në shpinë dhe dy herë në krahë, por gjendja e tij paraqitet jashtë rrezikut për jetën. “Sky Sport” pretendon se Policia italiane po heton nëse ultrasit e Milanit kanë ndonjë lidhje me sulmin.

Mbi 6500 tifozë të Newcastle priten në Milano për ndeshjen e parë të Magpies në Ligën e Kampionëve pas 20 vitesh sot. Situata momentalisht është nën kontroll në qendër të qytetit të Milanos pa asnjë tension midis tifozëve kuqezi dhe tifozëve anglezë.