Ndërhyrje “për karton të zi”, Orellana “krasit” këmbët e dy kundërshtarëve njëherazi

Nga A2 CNN
19 Shtator 2023, 08:33 | Futboll
Ndërhyrje “për karton të zi”, Orellana

Ndërhyrjet në futboll janë disa taktika për të mos lejuar kundërshtarin për të përparuar në fushë dhe për të ndalur hyrjen në zonën e rrezikut ku më pas edhe mund të gjejnë portën.

Por ka raste që këto ndërhyrje mund të jenë fatale pasi edhe mund t’i shkatërrosh karrierën kundërshtarit nga një ndërhyrje e gabuar.

Rasti i mëposhtëm është po aq i rëndë, pasi gjatë derbit të zjarrtë mes ekipeve Marathon dhe Olimpia Andre Orellana bëri një ndërhyrje të tmerrshëm duke hedhur në tokë dy kundërshtarë.

Në emocionet e humbjes, Orellana bëri një ndërhyrje e cila i krasiti këmbët e dy lojtarëve të cilët u shtrinë disa minuta në fushë nga dhimbja.

As një karton i kuq nuk “barazohet” me aktin aspak profesional të 21-vjeçarit. Arbitri e ndëshkoi duke e nxjerrë me të kuq, por pritet të dënohet edhe më ashpër për këtë ndërhyrje të qëllimshme.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani