Pas shkarkimit të Santos, Polonia me trajner të ri, merr “Guardiolën”

Nga A2 CNN
20 Shtator 2023, 09:09 | Sporte të tjera
Pas shkarkimit të Santos, Polonia me trajner të ri, merr

Michal Probierz është trajneri më i ri i kombëtares polake. Pas humbjes 2-0 ndaj Shqipërisë në ndeshjen e luajtur në “Air Albania” e vlefshme për EURO 2024, Fernando Santos u shkarkua dhe në vend të tij u emërua Probierz. Ai është një nga trajnerët polakë më të vlerësuar, madje është etiketuar si “Guardiola polak”.

Trajneri i ri është punonjës i federatës që nga korriku i vitit të kaluar, kur mori në dorë kombëtaren U-21. Ai arriti ta udhëheqë atë në 10 ndeshje, duke fituar pesë prej tyre (përfshirë dy në kualifikueset e Kampionatit Evropian), duke barazuar tre dhe duke humbur dy.

Ai njihët edhe si një njeri i afërt me kreun e Federatës, Cezary Kulesza. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos