UEFA dënon Shqipërinë pas ngjarjeve në ndeshjen kundër Polonisë. Komisioni i disiplinës dhe etikës vendosi 44 mijë euro gjobë federatën.
30 mijë euro për ndezjen e flakadanëve nga tifozët, hedhjen e sendeve në fushë dhe akte dëmtuese të ndeshjes me Poloninë.
14 mijë euro të tjera gjobë u vendosën për organizimin e dobët të ndeshjes, që lidhen me bllokimin e rrugëve publike.
Vërejtje ka patur për mos sigurimin e kërkesave minimale mjekësore, por edhe për moszbatimin e një strategjie të duhur të ndarjes së biletave dhe për mediat e paautorizuara në fushë.
Po ashtu UEFA vendosi të mbyllë sektorët veriorë dhe jugorë të stadiumit Arena Kombëtare, më saktësisht tribunat mbrapa portave. Ky vendim është lënë në provë, duke nënkuptuar se tribunat nuk do të mbyllen efektivisht në sfidën e 12 tetorit me Republikën Çeke.
Ky dënim do të hyjë automatikisht në fuqi nëse episodet e evidentuara do të përsëriten gjatë një periudhe 2-vjeçare.
Dënime të ashpra këto të UEFA-s kundër Shqipërisë, që përveç humbjeve monetare, tani rrezikon seriozisht të humbasë edhe mbështetjen e tifozëve më të zjarrtë. (A2 Televizion)